Më 01.10.2026, në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria I.T. (26) nga Gjevgjelia. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur disa paketime me marihuanë dhe lëndë kokërrzore e bardhë, 30 tableta, si dhe sende të tjera me mbetje marihuane dhe lëndë pluhurore e bardhë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, në afërsi të shtëpisë së I.T. janë hasur S.Xh.К. (19) dhe H.A. (25), të dy nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit të tyre, te S.Xh.К. është gjetur një paketim me marihuanë, pas çka edhe ata janë privuar nga liria. Për ngjarjet është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rasteve do të ngrihet kallëzim përkatës.