Më 04.10.2026 (e diel), me fillim në orën 08:00, në organizim të Lidhjes së Sporteve të Shkupit, do të mbahet „Wizz Air Shkupi Maratona 2026“, me këto trase të lëvizjes: traseja e lëvizjes së garës 5 km – Nisja në rr. „11 Tetori“ (te Tregu i Gjelbër), drejt nëpër rr. „11 Tetori“, majtas nëpër bulevardin „Republika e Krushevës“, djathtas nëpër bulevardin „Brigada e 3-të Maqedonase“, kthesë gjysmërrethore në kryqëzimin ndërmjet bulevardit „Brigada e 3-të Maqedonase“ dhe rr. „Kosta Novakoviq“ dhe në trasenë e njëjtë kthim deri në cak – sheshi „Maqedonia“, në rr. „11 Tetori“; si dhe traseja e lëvizjes së maratonës, gjysmëmaratonës dhe garës me stafetë (nëpër trasenë e përcaktuar për garën me stafetë dhe maratonën, garuesit do të lëvizin 2 herë) – Nisja nga Kuvendi i RMV-së në rr. „11 Tetori“, drejt për në „Rekord“, përkatësisht nëpër rr. „Dimitrie Çupovski“, drejt nëpër rr. „Mitropolit Teodosij Gologanov“, drejt nëpër rr. „Vojvoda Vasil Çakalarov“, deri te kryqëzimi me rr. „Angel Dinev“, ku bëhet kthesë gjysmërrethore dhe vazhdohet në kthim nëpër trasenë e njëjtë deri te Kuvendi i RMV-së në rr. „11 Tetori“, pastaj vazhdohet drejt nëpër rr. „11 Tetori“, majtas nëpër bulevardin „Republika e Krushevës“, djathtas nëpër bulevardin „Brigada e 3-të Maqedonase“, majtas nëpër rr. „Vasko Karangjelevski“, djathtas nëpër bulevardin „Jane Sandanski“ deri te kryqëzimi me bulevardin „Serbia“, ku bëhet kthesë gjysmërrethore dhe në të njëjtën korsi kthehet nëpër bulevardin „Jane Sandanski“ deri te kryqëzimi me bulevardin „Kuzman Josifovski Pitu“, ku bëhet kthesë gjysmërrethore dhe në të njëjtën korsi kthehet deri te kryqëzimi me rr. „Vasko Karangjelevski“, djathtas në rr. „Vasko Karangjelevski“, djathtas në bulevardin „Brigada e 3-të Maqedonase“, majtas në bulevardin „Republika e Krushevës“, djathtas në rr. „11 Tetori“ deri në cak – Sheshi „Maqedonia“.
Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimit, gjatë të cilit qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.
MPB u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e dhënë nga nëpunësit policorë në rrugët nëpër të cilat do të zhvillohet ngjarja.