Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Për fundjavë nga 1549 urdhërpagesa të lëshuara, madje 844 ishin për mosrespektimin e shpektësisë së përshkruar të lëvizjes

Për fundjavë nga 1549 urdhërpagesa të lëshuara, madje 844 ishin për mosrespektimin e shpektësisë së përshkruar të lëvizjes
Gjatë fundjavës së kaluar (13/14.09.), si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1549 urdhërpagesa të lëshuara, më shumë se gjysma, gjegjësisht 844, ksnë të bëjnë për shkelje të trafikut që lidhen me mosrespektimin e shpejtësisë së përshkruar. Më tej, sipas numrit, vijojnë 148 shkelje për parkim të parregullt, më tej 145 shkelje për shoferët që drejtonin automjete pa leje drejtimi, si dhe 76 shkelje për shoferët, të cilëve u është konfirmuar prania e alkoolit në gjak mbi nivelin e lejuar ligjor.
 
Gjithashtu, dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, gjatë kësaj fundjave 46 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, pastaj 23 persona për bisedë në telefonin celular gjatë ngasjes, vetëm një këmbësor dhe pesë shoferë që kaluan sinjalin e kuq, ndërsa 58 persona të tjerë u gjobitën për mosmbajtje të rripit të sigurimit.
 
Njëkohësisht, gjatë fundjavës, nëpunësit policorë regjistruan 16 vepra penale - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik" sipas nenit 297-1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, nga të cilat 11 vepra penale kanë të bëjnë me konsumimin e tepërt të alkoolit (mbi 1.5 promilë alkool në gjak) dhe pesë vepra penale të shkaktuara nga drejtimi me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
 
Përndryshe, në përputhje me Ligjin për Automjete, u regjistruan 14 kundërvajtje për automjete që morën pjesë në trafik pa regjistrim të vlefshëm të lejes së qarkullimit.

Accessibility Menu