Më 15.09.2025 në orën 07:10 në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria T.M. (46) nga Strumica. Ai dyshohet se rreth orës 03:30 në një objekt tregtar në bul. "Marshall Tito" në Strumicë ka marrë para nga arka dhe është larguar nga vendngjarja. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast janë gjetur sende që kanë të bëjnë me krimin.
Personi është ndaluar në Stacion Policor Strumicë, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.