Më 14.09.2025 në orën 17:25 në një kompleks tregtar në rr. "Kliment Ohridski" në Manastir, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar të Prokurorisë Themelore Publike - Manastir dhe SPB Manastir, është privuar nga liria D.G. (42) nga Manastiri për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "zhvatje" e ndëshkueshme sipas nenit 258 të Kodit Penal.
Ai dyshohet se gjatë viteve 2024 dhe 2025 në disa raste me anë të kërcënimit ka kërkuar para nga një person nga Manastiri për shërbime dhe nevoja të ndryshme. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, ai është gjetur duke marrë para nga personi, kështu që është privuar nga liria dhe arrestuar. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.