Nesër, më 15 shtator (e hënë) 2025, në ora 10:00, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, do të marrë pjesë në asgjësimin e lëndëve narkotike dhe armëve të konfiskuara, që do të zhvillohet në rrethin e fabrikës “Makstil”. Asgjësimi organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, Komisioni Shtetëror për Asgjësimin e Narkotikëve dhe Komisioni Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta. Parashihen deklarata për media.
Ftojmë përfaqësuesit e mediave ta ndjekin këtë ngjarje.