Më 12.07.2025, në periudhën prej orës 16:00 deri në 24:00, nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup u realizua kontroll i komunikacionit, gjatë së cilës u sanksionuan 128 drejtues mjetesh. Prej tyre, 23 sanksione për parkim të parregullt, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi dhe dy sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
U shqiptuan edhe tetë masa për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, pesë masa për drejtim të automjetit me kategori të papërshtatshme, 15 sanksione për drejtues të motoçikletave, si dhe lloje të tjera të shkeljeve në komunikacion.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.