Ministria e Punëve të Brendshme mohon informacionet e pavërteta të publikuara në disa portale, sipas të cilave gjoja është rikthyer sistemi i vjetër i kontrollit në Pikën Kufitare Bllacë.
Për shkak të problemeve teknike gjatë ditës së sotme, ka pasur një ndërprerje të shkurtër të sistemit të kontrollit kufitar në disa pika kufitare drejt Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe është përdorur një mënyrë alternative për regjistrim, pas së cilës situata është normalizuar brenda një kohe të shkurtër. Megjithatë, në asnjë moment nuk është rikthyer sistemi i vjetër i kontrollit në pikat kufitare, ku tashmë është në funksion sistemi One Stop.
Apelojmë që të mos përhapen informacione të pakonfirmuara.