Në kuadër të bashkëpunimit policor operativ ndërkombëtar të policisë maqedonase në fillim të muajit të kaluar, në fushën e luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore, përkatësisht programit EMRAST-OAP për trafikimin e qenieve njerëzore edhe nëpunësit policorë tanë nga disa njësi organizative të MPB-së morën pjesë në aktivitetet shumëditore operative kundër trafikimit të qenieve njerëzore/kryesisht fëmijëve, si dhe në zbulimin dhe shkatërrimin e llojeve të tjera të krimit që ndërlidhen me veprën - "trafikimi i qenieve njerëzore" - siç është migrimi i paligjshëm, falsifikimi i dokumenteve e ngjashëm.
Në këtë rast, gjatë këtyre aktiviteteve operative për identifikimin e viktimave ose viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore/fëmijëve, si dhe për identifikimin e personave që i përkasin grupeve të organizuara kriminale të cilët i kryejnë veprat penale - "trafikimi i qenieve njerëzore" dhe "trafikimi i fëmijëve" përmes eksploatimit seksual ose të punës, martesave të detyruara, lypjes dhe detyrimit për kryerjen e veprave të tjera penale u zbuluan gjithsej nëntë vepra penale.
Gjegjësisht, me tre vepra penale – “braktisja dhe keqtrajtimi i fëmijës” dhe “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, pastaj dy vepra penale – “falsifikim i dokumentit” si dhe një vepër penale – “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Në përgjithësi, tetë persona u ndaluan në lidhje me këto vepra penale, dhe përveç kësaj, në zonën e Tetovës, u ndalua një person për të cilin më parë ishte lëshuar një urdhërarresti (fletëarrest i kuq/red notice) nga Republika e Sllovakisë për veprën penale “trafikimi me njerëz”.
Gjithashtu, u zbuluan nëntë persona -viktima të trafikimit, nga të cilët gjashtë ishin nën moshën 18 -vjeçare (të mitur) dhe tre persona mbi moshën 18 - vjeçare. U sekuestrua një pistoletë Smith & Wesson SW 1911 dhe gjashtë fishekë kalibri 45 mm, të cilat pronari i posedonte pa leje përkatëse, për ç’gjë është ngritur procedurë penale, dhe njëherësh janë ngritur një numër i madh kallëzimesh penale në përputhje me Ligjin për të Huajt, duke përfshirë qëndrimin e parregulluar të të huajve në Republikën e Maqedonisë ose keqpërdorimin e qëndrimit, si dhe kallëzime penale kundër disa personave juridikë për shkak të parregullsive në veprimtarinë e punës (punëtorë të paparaqitur, mosrespektimi i orarit të punës, kushtet e papërmbushura të punës, etj.).
Në këtë operacion, i cili përndryshe mbulon mbarë kontinentin evropian në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, marrin pjesë gjithsej 43 vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Europolin, Interpolin dhe Frontex-in. Një qendër koordinimi u krijua edhe në Varshavë të Polonisë, ku u sistemuan përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse, përfshirë këtu edhe përfaqësuesin nga RMV-së.
Në suaza kombëtare, udhëheqësi i aktivitetit ishte Njësia Kombëtare përLuftimin e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Sektori i Hetimeve Kriminalistike, DLKOKR, dhe i gjithë aktiviteti u krye në koordinim dhe bashkëpunim me Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Departamentin e Inteligjencës dhe Analizës Kriminalistike, Sektorin e Analizës Kriminalistike pranë LKM-DLKOKR, Departamentin e Policisë Kriminalistike, Sektoret e Punëve të Brendshme, Qendrat Rajonale të Çështjeve Kufitare, Departamentin e Çështjeve Kufitare dhe Migracionit në MPB, si dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Agjencinë e Punësimit dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës.
Gjatë aktiviteteve në territorin e vendit tonë, u angazhuan mbi dy mijë nëpunës policorë, e ndër të tjera, u ushtruan kontrolle ndaj gjithsej 2232 personave, 1598 automjeteve, si dhe kontrolleve në gjithsej 531 vendndodhje në mbarë vendin.
Përndryshe, veprimi operativ (OA) 3.5 JAD Global Chain kishte për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve kompetente të zbatimit të ligjit, në mënyrë që të mund të zbulojnë, hetojnë dhe ndjekin më mirë veprat penale lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore/fëmijëve përmes një qasje shumëdisiplinore, duke marrë parasysh se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një detyrë shumëdisiplinore e disa institucioneve dhe organizatave të prekura.