Më 13.07.2025 në orën 05.30 në f. Josifovë, rrethi i Vallandovës, nëpunësit policorë nga SPB Strumicë - NJPB Vallandovë e privuan nga liria T.J. (52) nga f. Udovë, rrethi i Vallandovës. Rreth orës 04.20 në rrugën rajonale R-1105, në afërsi të f. Josifovë, rrethi i Vallandovës, duke drejtuar automjetin e pasagjerëve "Opel Korsa" me targa regjistrimi të Vallandovës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për ç’shkak është larguar nga automjeti, i cili është djegur krejtësisht. Në aksident, ai pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Shtëpinë e Shëndetit të Vallandovës, ndërsa gjatë kontrollit u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 2.19 promilë alkool në gjak. U krye këqyrje e vendgjarjes nga ekipi i NJPB Vallandovë.
Më 14.07.2025 në orën 07.00 në rrugën magjistrale A2 në fshatin Ginovc, komuna e Rankovcës, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria M.C. (38) nga Radishani, rrethi i Shkupit. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve "Mazda", të cilin e drejtonte M.C. dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2.13 promilë alkool në gjak.
Më 13.07.2025 në orën 07.50 në rrugën rajonale Dellçevë-Berovë, në f. Smojmirovë, rrethina e Berovës, nëpunësit policorë nga NjPB Berovë e privuan nga liria A.N. (30) nga f. Cërnik, rrethina e Pehçevës. Gjatë këqyrjes së kryer të një aksidenti rrugor të shkaktuar më parë, nëpunësit policorë konstatuan se A.N. është nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht se ka 1.94 promilë alkool në gjak, kështu që menjëherë u arrestua dhe u ndalua në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, kundër të treve do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.