Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria 12 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, nëntë kanë drejtuar automjetin pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: D.D. (26) nga Shkupi, M.B. (29) nga fshati Cërn Vërv, Shkup, M.P. (18) nga fshati Mërshevci, Shkup, një 15-vjeçar nga fshati Studeniçan, Shkup, N.B. (48) nga Manastiri, A.A. (44) nga Manastiri, I.K. (51) nga fshati Viniçani, Komuna e Gradskos, një 16-vjeçar nga Velesi dhe L.M. (61) nga fshati Stamer, Dellçevë.
Me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar automjetin B.B. (60) nga fshati Zajas, Kërçovë dhe M.M. (37) nga Velesi. Ndërsa, nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar automjetin L.Xh. (48) nga fshati Razllovc, Dellçevë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion.