Më 04.10.2026, në orën 22:20, nëpunës policorë të Njësisë Policore Nagoriçan i Vjetër e kanë privuar nga liria F.M. (25) nga fsh. Vragoturcë, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në fshat kishte shkaktuar zjarr.
Ai është dërguar në stacionin policor dhe pas verifikimeve të kryera, u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,36 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.