Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zhvillohet një aksion i bashkërenduar ndërkombëtar kundër një grupi të organizuar kriminal

Zhvillohet një aksion i bashkërenduar ndërkombëtar kundër një grupi të organizuar kriminal

Është duke u zhvilluar një aksion i bashkërenduar ndërkombëtar kundër një grupi të organizuar kriminal, të cilin Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Departamentit të Policisë Kriminalistike, po e realizon në bashkërebdim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me shërbimet kompetente për luftimin e trafikut të paligjshëm të drogës nga Kosova dhe Greqia.

 

Si rezultat i hetimit të bashkërenduar disamujor, sot në Selanik janë privuar nga liria një shtetas maqedonas dhe një shtetas kosovar. Gjatë kontrollit të një automjeti motorik transportues, në rimorkio janë gjetur dhe sekuestruar 324 kilogramë drogë narkotike – marihuanë, të fshehura në tetë paleta me letër.

 

Në kuadër të aksionit, Departamenti i Policisë Kriminalistike, së bashku me disa sektorë për punë të brendshme, realizon bastisje në disa lokacione në territorin e vendit, me qëllim të zbulimit të personave të tjerë eventualisjt të përfshirë, si dhe sigurimin e provave dhe sendeve shtesë të lidhura me veprën penale.

Accessibility Menu