Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

SPB Manastir arrestoi dy persona për shkaktim të zjarreve

SPB Manastir arrestoi dy persona për shkaktim të zjarreve
 
Nëpunës policorë të SPB-së Manastir kanë privuar nga liria dy persona, të cilët janë kapur në flagrancë duke shkaktuar zjarre në hapësira të hapura në Manastir dhe Prilep.

Më 14.08.2026, në ora 21:15, nëpunësit policorë të SPB Manastir, në rrugën „Jorgo Kostovski“, në vendin e quajtur „Tepsija“ në Manastir, kanë privuar nga liria E.K. (39) nga Manastiri, pasi është kapur duke shkaktuar zjarr në hapësirë të hapur.

Më herët, më 13.08.2026, në orën 23:10, nëpunësit policorë të NJPB Prilep, në vendin e quajtur „Padarica“ në Prilep, e kanë privuar nga liria I.Ç. nga Prilepi, pasi është kapur duke shkaktuar zjarr në hapësirë të hapur, ndërsa tek ai është gjetur edhe një çakmak.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu