Në kuadër të aksionit operativ “Pastruesi”, nëpunës policorë të Departamenti të Policisë Kriminalistike – Sektori për Krime të Përgjithshme, Krime të Dhunshme dhe Dhunë në Familje, në bashkëpunim me SPB Shtip – Njësinë e Punëve të Brendshme Dellçevë dhe SPB Shkup, realizuan bastisje në dy lokacione dhe privuan nga liria tre persona nga Shkupi, Z.B. (61), M.B. (35) dhe B.А. (43).
Aksioni u realizua pas hapjes së një lënde në Prokurorinë Themelore Publike në Dellçevë për veprat penale “shantazh” dhe “rrezikim i sigurisë”, të parashikuara dhe të ndëshkueshme sipas nenit 259 dhe nenit 144, paragrafi 2, të Kodit Penal. Sipas kallëzimit, disa persona nga Shkupi i kanë kërcënuar jetën dhe trupin një banori të Dellçevës, me ç'rast i kanë kërkuar që t’u paguante 10.000 euro. Ata e kishin kërcënuar se, në të kundërtën, do të publikonin materiale komprometuese.
Gjatë bastisjeve të realizuara është gjetur një pistoletë ilegale e markës “M57”, kalibri 7,62 mm, për të cilën pas verifikimeve të kryera ishte konstatuar se rridhte nga një vepër penale “vjedhje e rëndë” e kryer në rajonin e SPB Shkup.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.