Më 12.10.2026, në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në territorin e të gjithë shtetit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi aksion të përforcuar të kontrollit, me qëllim sanksionimin e shoferëve që kryejnë parakalime të parregullta.
Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithsej 194 kundërvajtje për parakalime të parregullta, për të cilat janë ndërmarrë masa përkatëse në përputhje me rregulloret ligjore.
Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 367 kundërvajtje të llojeve të tjera.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të kryejë kontrolle të përforcuara të trafikut në të gjithë territorin e shtetit dhe u bën apel shoferëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mos ndërmarrin manovra të rrezikshme dhe të parakalojnë vetëm kur kjo lejohet dhe është e sigurt, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.