Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim i drejtorit të BSP-së, Aleksandar Janev, me drejtorin e përgjithshëm për siguri publike të Austrisë, Franc Ruf

Takim i drejtorit të BSP-së, Aleksandar Janev, me drejtorin e përgjithshëm për siguri publike të Austrisë, Franc Ruf
Drejtori i përgjithshëm për siguri publike i Republikës së Austrisë, Franc Ruf, po qëndron për një vizitë pune në Maqedoni, në kuadër të së cilës sot (12.10.2026) zhvilloi takim me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.
Në takim u shqyrtuan gjendjet aktuale të sigurisë në të dyja shtetet, sfidat e përbashkëta të sigurisë, si dhe gjendjet dhe trendet aktuale në fushën e migracionit dhe flukseve të migrimit.
Theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet shërbimeve policore, përmes shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe praktikave të mira, si dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta, me qëllim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe efikasitetit në përballjen me sfidat bashkëkohore të sigurisë.
Takimi paraqet një mundësi për thellimin e partneritetit dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy institucioneve, me synim avancimin e sigurisë dhe forcimin e reagimit të përbashkët ndaj sfidave aktuale..

Accessibility Menu