Sot (11.10.2026), në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në zonën e Qytetit të Shkupit, nga ana e Njësisë për Siguri në Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkup është realizuar aksion i kontrollit për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, me ç’rast nëpunësit policorë kanë shqiptuar 102 masa. Gjatë kontrollit rrugor janë shqiptuar edhe tri masa të tjera në bazë të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, ndërsa është sanksionuar edhe një shofer që drejtonte automjet pa patentë shoferi dhe ndaj të njëjtit do të ngrihet edhe kallëzim penal sipas nenit 297-A të Kodit Penal.
Të gjithë kundërvajtësit e rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit do të përballen me gjobat e parashikuara ligjore.
Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.