Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shtetas malazez, voziste me shpejtësi prej 185 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h

Privohet nga liria një shtetas malazez, voziste me shpejtësi prej 185 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h
Më 14.10.2026, në orën 14:25, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria M.N. (34) nga Mali i Zi, pasi gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „BMV“ me targa malazeze, të cilin e drejtonte, përmes sistemit „Qyteti i Sigurt“ është konstatuar se ishte regjistruar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“. Me fjalë të tjera, më herët, në autostradën Shkup – PK Tabanoc, te nyja e Dëlladrovcit, kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 185 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë.
 
Ai është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës.

Accessibility Menu