Më 17.02.2026, në orën 21:55 , në fshatin Buçim, rrethina e Radovishit, nëpunës policorë nga SPB Strumicë - NJPB Radovish i privuan nga liria E.S. (36) nga fshati Buçim dhe M.R. (29) dhe B.U. (24), të dy nga Radovishi. Personat u gjetën në një automjet të parkuar udhëtarësh ,,Ford'' me targa të Radovishit në çastin kur po bënin shitblerjen e marihuanës. Kur iu afruan nëpunësit policorë, E.S. hodhi disa pako me marihuanë në dyshemenë e automjetit, të cilat u gjetën dhe u konfiskuan. Personat u ndaluan në Stacionin e Policisë së Radovishit, ku në një bisedë zyrtare M.R. dhe B.U. pranuan se në çastin kur ishin kapur nga nëpunësit policorë po blinin marihuanë nga E.S..
Po atë ditë, në orën 19:20 në hyrje të Radovishit, nëpunës policorë nga SPB Strumicë - NJPB Radovish i privuan nga liria J.A. (24) dhe M.U. (28), të dy nga Radovishi. Gjatë kontrollit të automjetit taksi me të cilën udhëtonin, tek ata u gjet marihuanë. J.A. dhe M.U. u ndaluan në stacionin e policisë së Radovishit dhe u zhvilluan intervista zyrtare me ta, me ç'rast pranuan se marihuanën e gjetur tek ata, më parë e kishin blerë nga E.S. nga fshati Buçim.
Për rastet është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë, do të ngrihen kallëzime përkatëse.