Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në mbarë territorin e vendit privuan nga liria tetë shoferë, nga të cilët shtatë për vozitje pa patentë shoferi dhe një për ndalim të drejtimit të automjetit të kategorisë B dhe nën ndikimin e alkoolit.
Dy shoferë në Shkup dhe nga një shofer në Prilep, në Negotinë, në Tetovë, në Koçan dhe në Dellçevë drejtonin automjetin pa patentë shoferi. Ndërsa një shofer në Vinicë drejtonte automjetin edhe pse kishte masë ndalimi për drejtimin e automjetit të kategorisë B dhe nën ndikimin e alkoolit.
Personat janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjetin pa dhënie të provimit për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojnë për një trafik më të sigurt.