Më datë 15.02.2026, në orën 13:23, në SPB Shtip është denoncuar se në rr. ,,14 Qershori'' në Makedonska Kamenicë ka shpërthyer zjarr në një shtëpi, pronë e L.Gj. (80). Nëpunës policorë nga SPB Shtip - Njësia Policore Makedonska Kamenicë dolën në vendngjarje dhe e gjetën pronarin të bllokuar në tarracën e katit të dytë, pas çka janë marrë masa dhe me ndihmën e shkallëve e kanë zbritur të sigurt. Atij i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Shtipit për shkak të thithjes së tymit, pas çka u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për mjekim të mëtutjeshëm. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Makedonska Kamenicës. Është kryer inspektimi.