Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Identifikohet dhe privohet nga liria autori i grabitjes në Shtip

Identifikohet dhe privohet nga liria autori i grabitjes në Shtip
Nëpunës policorë nga SPB Shtip zbardhën veprën penale "grabitje" sipas nenit 237 të Kodit Penal.
Më 27.01.2026, S.D. (81) nga Shtipi ka denoncuar se një person i panjohur mashkull ka hyrë me forcë në dhomën ku ajo po qëndronte dhe e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Në këtë rast, ai ka marrë një telefon celular dhe një unazë, duke përfituar dobi të kundërligjshme pasurore prej afërsisht 18.000 denarësh.
Pas masave të marra, si autor është identifikuar Xh.D. (36) nga Kavadari, i cili më 14.02.2026 u arrestua në Prilep dhe iu dorëzua SPB Shtip.
Më 15 shkurt 2026 në PThP Shtip është ngritur kallëzim penal, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Accessibility Menu