SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.Sh. (40) nga f. Bojanë, rrethina e Shkupit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit”, si dhe kundër G.N. (60) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndihmë”. E denoncuara G.Sh., gjatë viteve 2024 dhe 2025 në Tetovë, në një objekt ndihmës të shtëpisë së të denoncuarit të dytë, ka mundësuar ofrimin e shërbimeve seksuale. Ndërsa G.N., me paramendim dhe me vetëdije, e ka ndihmuar të denoncuarin e parë në kryerjen e shërbimeve, duke i vënë në dispozicion hapësirat e objektit ndihmës të shtëpisë së tij.