Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzime penale ndaj ish-kryetarëve dhe të punësuarve në Shoqatën e invalidëve të punës - Shtip për kryerje të veprave të vazhdueshme penale "keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar" dhe "mashtrimi gjatë marrjes së kredisë ose përfitimit tjetër"

Kallëzime penale ndaj ish-kryetarëve dhe të punësuarve në Shoqatën e invalidëve të punës - Shtip për kryerje të veprave të vazhdueshme penale "keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar" dhe "mashtrimi gjatë marrjes së kredisë ose përfitimit tjetër"

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër J.V. (83), V.Xh. (80) dhe T.A. (68), të gjithë nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer vepër të vazhdueshme të "keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar" dhe një vepër të vazhdueshme penale "mashtrimi gjatë marrjes së kredisë ose përfitimit tjetër", si dhe kundër Z.S. (44) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër të vazhdueshme penale "mashtrimi gjatë marrjes së kredisë ose përfitimit tjetër". Tre të denoncuarit e parë, në periudhën nga shtatori 2012 deri në tetor 2024, në cilësinë e kryetarëve të Shoqatës së Invalidëve të Punës - Shtip, mëditjet të cilat e denoncuara e katërt Z.S. i ka fituar si sekretare e shoqatës, i kanë transferuar në llogarinë e transaksioneve të nënës së saj me qëllim që të mos i pezullohej e drejta e shtesës sociale për fëmijë dhe për arsimim. Z.S., me paraqitjen e fakteve të rreme, e mashtroi edhe kryetarin e ri të shoqatës se kishte një borxh ndaj nënës së saj dhe në emër të shoqatës lidhi marrëveshje për cedimin e kërkesës me nënën e saj, ndërsa pas vdekjes së nënës së saj, ajo lidhi marrëveshjen e njëjtë me vajzën e saj.

Gjithashtu, i denoncuari i parë dhe e denoncuara e dytë bënë pagesa për vete dhe persona të tjerë për mbledhjet që nuk ishin mbajtur, ndërsa u kishin paguar edhe ndihmë të njëhershme financiare personave që nuk u takonte ajo ndihmë. I denoncuari i tretë lidhi marrëveshje qiraje të hapësirës banesore gjatë periudhës së kohëzgjatjes së shpalljes për huazimin e hapësirës banesore, përkatësish pa u shqyrtuar gjitha kërkesat e paraqitura. Ai në disa raste nga llogaria e tij zyrtare në llogarinë e tij të transaksioneve ka bërë pagesë të mjeteve financiare, ndërsa i ka kryer edhe pagesë të paligjshme të mjeteve financiare një personi juridik për gjoja kryerjen e veprimtarisë së hotelierisë. Me këto vepra, tre të denoncuarit e parë e kanë dëmtuar buxhetin e shoqatës në shumë totale prej 297.730 denarësh, ndërsa të denoncuarës së katërt i kanë mundësuar të përfitojë dobi të kundërligjshme pasurore prej 88.234 denarësh.

Accessibility Menu