Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot, në kuadër të ministrisë, mori pjesë në dorëzimin e pajisjeve të siguruara në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni dhe programin ATA. Ky është një donacion pajisjesh për nevojat e Njësitit për Zbulimin dhe Çmontimin e Municioneve dhe Mjeteve Shpërthyese në Sektorin për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit brenda Departamentit për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë.
"Sot tregojmë se partneriteti ynë strategjik me SHBA-në është në një nivel të shkëlqyer. I shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjithë ekipit të Ambasadës Amerikane në Maqedoni. Angazhimi i tyre personal krijon vlerë të shtuar në sigurimin e kësaj pajisjeje të rëndësishme të dhuruar nga shteti amerikan. Ne kemi pajisje të dhuruara për Njësitin e Zbulimit dhe Çmontimin të Municioneve Shpërthyese ose "Njësiti i asgjësimit të bombave", e cila është thelbësore për Maqedoninë në kuadër të aktiviteteve profesionale të MPB-së. Këto janë pajisje të teknologjisë së fundit me vlerë rreth një milion euro dhe të gjithë pjesëtarrët e njësitit tashmë kanë kaluar trajnime të përshtatshme, gjithashtu të organizuara nga ambasada. Ky lloj i pajisjes e mbron jetën si të qytetarëve ashtu edhe të profesionistëve në MPB", theksoi ministri Toshkovski. Konkretisht, bëhet fjalë për pajisje shumë të sofistikuara, me vlerë rreth një milion euro, siç janë robotët për t'u marrë me pajisje të improvizuara, mina të pashpërthyera dhe pajisje të tjera shpërthyese, kostume bombash, krahë manipulues teleskopikë, detektorë të pajisjeve shpërthyese, kamera me fibra optike, pajisje me rreze X për zbulimin e pajisjeve shpërthyese, një automjet i specializuar për transportimin e pajisjeve dhe trajnimin e anëtarëve të Njësitin për Zbulimin dhe Çmontimin e Pajisjeve dhe Mjeteve Shpërthyese, në përdorimin e pajisjeve përmes programit ATA.
Ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-së në Maqedoni, Nikol Varns, theksoi se ky donacion paraqet angazhimin e përbashkët për forcimin e kapaciteteve të ministrisë për t'iu përgjigjur llojeve të tilla të kërcënimeve, për të mbrojtur komunitetin dhe jetën e qytetarëve.
"Angazhimi i përbashkët i ministrisë dhe ambasadës është thelbësor për suksesin e dy vendeve tona dhe mezi pres bashkëpunimin në të ardhmen. Anëtarët e Departamanetit të Asgjësimit të Minave dhe Mjeteve Shpërthyese përballen me rreziqe të jashtëzakonshme në punën e tyre. Ata shkojnë në rrezik, që ne të tjerët jemi të sigurt. Ata meritojnë mjetet dhe pajisjet e cilësisë më të lartë për të kryer detyrat e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive. Ky automjet dhe kjo pajisje do të rrisin kapacitetin e tyre për të zbuluar, vlerësuar dhe neutralizuar kërcënimet shpërthyese me shpejtësi, saktësi dhe koordinim më të madh. Mbështetja e sotme nënvizon interesin tonë të përbashkët për siguri dhe stabilitet. Kur kapacitetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut forcohen, kur kërcënimet identifikohen dhe adresohen në mënyrë të përshtatshme dhe të shpejtë, përfitimet janë për të dyja kombet. Një partneritet i fortë dypalësh si i yni është thelbësor për të siguruar sigurinë dhe për t'iu përgjigjur sfidave para se ato të përshkallëzohen. Këtë gjë e bëjnë partnerët e besuar", theksoi ushtruesja e detyrës ambasadorja Varns.