Më 05.01.2026, në orën 13:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria B.U. (41) nga fshati Orizarë, rajoni i Likovës. Gjatë një kontrolli në objektin e tij tregtar u gjetën 1233 copë mjete piroteknike. Ai u shoqërua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.