Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
Nesër (06.01.2026), me rastin e festës së madhe të krishterë Buzmit, në zonën e qytetit të Shkupit do të mbahet "Manifestimi i Buzmit" në kuadër të "Karvaneve buzmore" me një itinerar lëvizjeje nga përpara ndërtesës komunale të komunës së Kisella Vodës, përgjatë rr. "Boris Trajkovski", majtas përgjatë bul. "Maqedonia", duke vazhduar përgjatë rr. "Shën Kirili dhe Metodi" deri përpara Muzeut të Qytetit të Shkupit, pastaj në rr. "Maqedonia" duke vazhduar deri në sheshin "Maqedonia" ku do të mbahet manifestimi qendror.
Për këto arsye, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për ridrejtimin e qarkullimit, si dhe masa për një regjim të posaçëm qarkullimi në rrugët ku do të lëvizin Karvanet buzmore dhe rreth objekteve fetare.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë.

Accessibility Menu