Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një person nga rrethina e Shkupit, gjatë kontrollit gjenden kokainë dhe pistoletë

Privohet nga liria një person nga rrethina e Shkupit, gjatë kontrollit gjenden kokainë dhe pistoletë

Sot (04.01.2026) në orën 02:20, në fshatin Inxhikovë, rrethi i Shkupit, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup i ushtruan kontroll R.S. nga fshati Gumalevë, rrethi i Shkupit, dhe automjetit të pasagjerëve "Mercedes" me targa të Shkupit që e drejtonte, me ç'rast te personi u gjet kokainë, ndërsa në automjet u gjet një pistoletë "Zastava" M57 e kalibrit 7.62 mm e mbushur me krehër me nëntë fishekë për të cilën ai nuk posedon leje. R.S. është privuar nga liria për shkak të veprës së kryer penale sipas nenit 396 dhe nenit 215 të Kodit Penal dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu