Më 03.01.2026 në orën 02:47 në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria G.J. (55) nga Kumanova. Gjatë njkontrolli trafiku në bulevardin ,,Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase'' në Kumanovë, u ndalua një automjet pasagjerësh ,,Folksvagen Arteon'' me targa të Kumanovës, të cilin ai po e drejtonte, dhe pas masave të marra, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.50 promilë alkool në gjak.
Më 03.01.2026 në orën 01:30 në Kavadar, nëpunës policorë nga SPB Kavaar e privuan nga liria A.O. (28) nga fshati Rozhden i Kavadarit. Gjatë një kontrolli trafiku në rrugën "Ljubashka" në Kavadar, është ndaluar një automjet pasagjerësh "Seat" me targa të Kavadarit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave, është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën.71 promilë alkool në gjak.
Më 03.01.2026 në orën 03:20 në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria S.P. (39) nga Kavadari. Gjatë një kontrolli trafiku në rrugën "Mile Vëçkov" në Kavadar, është ndaluar një automjet pasagjerësh "Fiat" me targa të Kavadarit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave, është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.70 promilë alkool në gjak.
Më 03.01.2026 në orën 01:13 në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria A.M. (38) nga fshati Leshanë, komuna e Debërcës. Gjatë një kontrolli trafiku në bulevardin “Turistiçka” në Ohër, është ndaluar një automjet pasagjerësh “Pezho” me targa të Ohrit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave, është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2.21 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.