Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria shoferë në Shtip, në Strumicë, në Radovish dhe në Ohër për shkak se drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi më të madhe nga e lejuara

Janë privuar nga liria shoferë në Shtip, në Strumicë, në Radovish dhe në Ohër për shkak se drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi më të madhe nga e lejuara
Më 05.01.2026, në orën 01:51, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria S.Z. (59) nga Shtipi. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh ,,Mercedes'' me targa regjistrimi të Shtipit, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.66 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanuan nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
 
Më 04.01.2026, në orën 04:20, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria P.T. (27) nga fshati Dobrejci, rrethi i Strumicës. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Kia", të cilin ai e drejtonte, dhe pas marrjes së masave, u konstatua ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.70 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
 
Më 04.01.2026, në orën 01:45, në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria K.R. (56) nga fshati Nova Maalla, komuna e Vasilevës. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Fiat" me targa të Strumicës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.61 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
 
Më 04.01.2026, në orën 14:28, në Strumicë, nëpunës policorë e privuan nga liria S.B. (27) nga Italia. Gjatë një kontrolli me radar, u konstatua se ai po drejtonte një automjet udhëtarësh "Reinxh Rover" me targa kombëtare italiane me një shpejtësi prej 124 kilometrash në orë në vendbanim ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 50 kilometra në orë. Më 04.01.2026 në orën 13:13 në rrugën magjistrale A-4, në parkingun -Dukatino, nëpunës policorë nga NJPB Radovish e privuan nga liria V.M. (43) nga fshati Dabile, rrethina e Strumicës. Gjatë një kontrolli me radar, u konstatua se po drejtonte një automjet udhëtarësh "Folksvagen Arteon" me targa kombëtare italiane me një shpejtësi prej 168 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar me shenjë rrugore është e kufizuar në 80 kilometra në orë.
 
Më 04.01.2026, në orën 16:20, në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, pranë fshatit Novo Sellë, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria B.L. (29) nga fshati Mesheishtë, komuna e Debarcës, me qëndrim në Gjermani. Gjatë një kontrolli me radar, u konstatua se ai drejtonte një automjet udhëtarësh ,,Audi'' me targa kombëtare gjermane me një shpejtësi prej 188 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë.
 
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu