Më 06.01.2026, në orën 21:20, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar, në rr. "Ilindenska" në Gostivar e privuan nga liria L.H. (33) nga Gostivari, i cili kërkohej me urdhër arrestim në bazë të urdhrit të gjykatës për shkak të arratisjes nga burgu "Idrizovë", ndërsa që të vuajë ka pasur edhe një vjet e katër muaj nga dënimi i përgjithshëm me burg prej tetë vjet, për të cilin ishte dënuar për vepra të kryera penale sipas neneve 237, 215, 382, 186 të Kodit Penal. Ai u dërgua në burgun "Idrizovë" që të vuajë dënimin.