Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, më 07.01.2026 nëpunës policorë nga SPB Tetovë në koordinim me SPB Shkup dhe me Njësitin për Krim Ekonomik - Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshme në MPB zbardhi tri vepra penale "mashtrim" dhe një vepër "mashtrim" në tentativë, me ç'rast në Shkup e privuan nga liria A.J. (23) nga Shkupi. Në të vërtetë, ajo në një rrjet social publikoi shpallje se jep banesa me qira në Tetovë dhe përmes telefonit i bindte të paguanin mjete financiare në llogarinë bankare në një bankë ose përmes shoferit të autobusit t'i dërgojnë me zarf në Shkup. Gjithashtu, ajo mashtroi një person gjatë pagesës së rezervimit në një hotel në Ohër. Ndërsa, pas kontatktit të realizuar me një person të tretë nga Tetova për qiradhënie të një banese, personi e ka paraqitur rastin në SPB Tetovë, të cilët, nga ana tjetër, në koordinim me Njësitin për Krim Ekonomik, pëmes shoferit të autobusit dërguan një zarf të zbrazët, dhe pasi ajo kishte arritur te shoferi, u privua nga liria.
A.J. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj saj do të ngrihen kallëzime përkatëse.