Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mashtrohet një banor 77-vjeçar nga Vinica nga një mjek i rremë për shumë prej mbi 430,000 denarë

Mashtrohet një banor 77-vjeçar nga Vinica nga një mjek i rremë për shumë prej mbi 430,000 denarë

Më 08.01.2026, në orën 17:30, në NJPB Vinicë, një banor 77-vjeçar i Vinicës denoncoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej mbi 430,000 denarë. Sipas denoncimit, më herët gjatë ditës personi e ka telefonuar, është prezantuar si mjek dhe e ka njoftuar se vajza e tij është në spital për shkak të frakturës së këmbës për të cilën duhej të kryhej ndërhyrje kirurgjikale me vendosjen e shufrave. Siç është denoncuar, personi ia ka kërkuar paratë dhe pasi janë marrë vesh disa herë i ka dërguar në vendin e dakorduar. Siç është denoncuar, pasi është kthyer në shtëpi e ka telefonuar vajza e tij, pas çka ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu