Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Shembje gurësh në rrugën Shkup–Veles, ndërprerje e disa akseve rrugore në rajonin e Krushevës, ndalim për mjetet e rënda në rrugën Strugë–Qafë Thanë

Shembje gurësh në rrugën Shkup–Veles, ndërprerje e disa akseve rrugore në rajonin e Krushevës, ndalim për mjetet e rënda në rrugën Strugë–Qafë Thanë
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se në orën 17:35 është raportuar se në autostradën Shkup–Veles, pas tunelit “Badar”, ka ndodhur shembje gurësh, të cilët kanë bllokuar të dy korsitë. Qarkullimi nuk është ndaluar. Në vendngjarje janë të pranishëm punonjës policorë dhe ekipet e “Rrugët e Maqedonisë”.
Nga ora 18:05, për shkak të daljes së Lumit të Zi (Crna Reka) nga shtrati i tij pranë fshatit Buçin, në rajonin e Krushevës, është ndërprerë qarkullimi rrugor në drejtimet lokale: Buçin – Demir Hisar, Buçin drejt fshatit Obërshani dhe Buçin drejt fshatit Tërnoc.
Gjithashtu, ju informojmë se nga ora 18:15 është vendosur ndalim për qarkullimin e mjeteve të rënda në drejtimin rrugor Strugë–Qafë Thanë.
Po ashtu, informojmë se nga ora 18:30, për shkak të një aksidenti trafiku dhe kryerjes së hetimeve, drejtimi rrugor Probishtip–Legovec është i mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet.
Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr aktivitetet e nevojshme për largimin e të gjitha pengesave me qëllim rikthimin dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.
U bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të posedojnë pajisjet dimërore të detyrueshme dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur.

Accessibility Menu