Më 06.01.2026, në orën 11:45, në rrugën "Arkiepiskop Mihaill" në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles, e privuan nga liria A.K. (63) nga Velesi. Më parë, ai me një automjet udhëtarësh "Pezho" me targa regjistrimi të Velesit, goditi një automjet udhëtarësh "BMV" me targa kombëtare kroate, i drejtuar nga S.G. (39) nga Velesi. Gjatë ndëmarrjes së masave në lidhje me aksidentin, është konstatuar se A.K. e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 2.90 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal "Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".