Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Të dielën për shkak të garës rrugore në Shkup regjim i posaçëm i komunikacionit

Të dielën për shkak të garës rrugore në Shkup regjim i posaçëm i komunikacionit
Më 05.04.2026, me fillim në orën 10:00, në organizimin e Lidhjes së Sporteve të Shkupit, do të mbahet një garë rrugore me itinerar lëvizjeje nga bulevardi “Ilinden”, para fontanës Lotus (starti dhe caku), drejt përgjatë bulevardit “Ilinden” deri te kryqëzimi me bulevardin “8 Shtatori”, ku do të kthehet gjysmërreth dhe do të vazhdojë prapa nëpër bulevardin “Ilinden” deri në pikën e fundit – fontana Lotus.
Për këto arsye, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, ku qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e dhëna të nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Accessibility Menu