Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një banor i Strumicës, gjatë kontrollit gjendet drogë, caktohet masë paraburgimi

Privohet nga liria një banor i Strumicës, gjatë kontrollit gjendet drogë, caktohet masë paraburgimi
 
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë ndaj B.P. (68) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Më 02.04.2026 në Strumicë, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Strumicë, gjatë kontrollit të B.P. dhe të automjetit të pasagjerëve me targa të Strumicës, të cilin e drejtonte, janë gjetur paketime me rreth 50 gramë kokainë. Personi është ndaluar në stacionin policor në Strumicë, ndërsa me propozim të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, B.P. është nxjerrë para gjykatësit të Gjykatës Themelore -Strumicë, i cili i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Accessibility Menu