Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

10 shoferë të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej tyre katër kanë vozitur pa patentë shoferi

10 shoferë të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej tyre katër kanë vozitur pa patentë shoferi
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, katër kanë vozitur pa patentë shoferi, nga një në Berovë, Gostivar, Manastir dhe Shkup.
Nga një shofer në rajonin e Gjevgjelisë dhe në Dellçevë kanë drejtuar automjet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa një shofer në Negotinë ka drejtuar automjet edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit.
Tre shoferë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në Kumanovë, rajonin e Vallandovës dhe në rajonin e Gjevgjelisë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut ose të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin për patentë shoferi ose nëse kanë masë ndalimi për drejtim apo nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu