Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej tyre katër persona kanë vozitur pa patentë shoferi, dy nën ndikimin e alkoolit dhe dy me ndalim për drejtim të automjetit

Janë privuar nga liria tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej tyre katër persona kanë vozitur pa patentë shoferi, dy nën ndikimin e alkoolit dhe dy me ndalim për drejtim të automjetit
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm. Prej tyre, katër persona kanë drejtuar pa patentë shoferi (nga një në Gostivar, në Gjevgjeli, në Vallandovë dhe në Manastir).
 
Nga një shofer në Shkup dhe në Prilep kanë drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa nga një drejtues në Manastir dhe në Kërçovë kanë drejtuar mjetin me ndalim për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
 
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu