Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 12 kanë vozitur pa patentë shoferi, ndërsa nga dy persona kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit dhe me ndalim për drejtim të automjetit

Janë privuar nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 12 kanë vozitur pa patentë shoferi, ndërsa nga dy persona kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit dhe me ndalim për drejtim të automjetit
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, 12 kanë drejtuar pa lpatentë shoferi, nga të cilët katër në Tetovë, përfshirë edhe një të mitur, si dhe dy në Gostivar. Gjithashtu, nga një person në Shkup, Veles, Shtip, Sveti Nikollë, Dellçevë dhe Manastir kanë drejtuar pa leje.
 
Nga një shofer në Koçan dhe në Strugë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa nga një shofer në Kumanovë dhe në Ohër kanë drejtuar automjetin me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
 
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa dhënë provimin për patentë shoferi ose në rast se u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu