Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Është shoqëruar në polici një i punësuar në MPB, ka vozitur në drejtim të kundërt dhe pasi është ndaluar, ka kërcënuar nëpunësin policor

Është shoqëruar në polici një i punësuar në MPB, ka vozitur në drejtim të kundërt dhe pasi është ndaluar, ka kërcënuar nëpunësin policor
Më 01.04.2026, nëpunës policorë e kanë shoqëruar në polici S.R. (45), i punësuar në Sektorin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB. Gjatë kryerjes së rregullimit fizik të trafikut në kryqëzimin e rrugës “Jordan Mijalkov” me rrugën “Dimçe Mirçev” në Shkup, një nëpunës policor nga SPB Shkup ka ndaluar një automjet pasagjerësh “Mercedes”, i drejtuar nga S.R., i cili lëvizte në drejtim të kundërt dhe njëkohësisht tejkalonte kolonën e automjeteve. Pasi iu kërkua dokumenti për identifikim, S.R. është prezantuar si i punësuar në MPB dhe ka deklaruar se nuk ka letërnjoftim me vete, pas çka ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe ta kërcënojë nëpunësin policor.
Nga ana e nëpunësit policor, S.R. është shoqëruar në polici dhe është njoftuar Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale, pas çka ndaj tij janë parashtruar kallëzime përkatëse sipas nenit 23 paragrafi 3, nenit 54 paragrafi 3 dhe nenit 86 paragrafi 8 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, nenit 4 të Ligjit për Kundërvajtjet ndaj Rendit dhe Qetësisë Publike dhe nenit 15 paragrafi 2 të Ligjit për Letërnjoftim.

Accessibility Menu