Më 04.04.2026, rreth orës 20:40, në bulevardin “Çlirimi" në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria A.B. nga Kërçova, pasi me veturën e pasagjerëve “Opel Vektra” me targa të Kërçovës ka goditur një fëmijë dhjetëvjeçar nga Kërçova.
Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se A.B. e ka drejtuar automjetin edhe pse kishte masë aktive mbrojtëse – ndalim për drejtimin e automjetit motorik të kategorisë B.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti i është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.