Në periudhën nga 01.12.2025 deri më 31.12.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 19,750 urdhërpagesash të lëshuara, 4,256 kundërvajtje kishin të bëjnë me shoferë që nuk respektuan kufirin e përshkruar të lëvizjes.
Të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të mjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal ishin 132 persona, nga të cilët 109 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, tre për drejtim mjeti në drejtim të ndaluar, 13 për drejtim mjeti me shpejtësi më të madje nga shpejtësia e lejuar në vendbanim, shtatë për drejtim mjeti me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar jashtë vendbanimit.
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë muajit dhjetor, u evidentuan 5,515 kundërvajtje për parkim të parregullt, 2,010 masa u shqiptuan ndaj shoferëve që drejtonin mjet pa patentë shoferi, si dhe 728 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, u sanksionuan 19 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, dhe u sanksionuan gjithashtu 441 këmbësorë. Gjithashtu janë sanksionuar 1,136 pjesëmarrës në komunikacion që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.
Në përputhje me Ligjin për Automjete, 356 automjete u mënjanuan nga trafiku për shkak se ishin të paregjistruara, dhe 187 për shkak të parregullsisë teknike. Janë sanksionuar edhe 110 shoferë për shkak të mospërmbushjes së kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folive).
Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët vijuese. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.