Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në 24 orët e fundit janë privuar nga liria shoferë nga Velesi, Rosomani dhe Demir Kapia për "drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik".

Në 24 orët e fundit janë privuar nga liria shoferë nga Velesi, Rosomani dhe Demir Kapia për "drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik".
Më 27.08.2025 në orën 22:55 në rrugën "Blagoj Gjorev" në Veles, nëpunësit policorë të SPB Veles e privuan nga liria C.T. (61) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve "Jugo" me targa të Velesit, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 2.65 promilë alkool në gjak, kështu që menjëherë është mënjanuar nga trafiku dhe është mbajtur në stacionin policor të Velesit. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".
 
Sot (28.08.2025) në orën 02:10 në rrugën lokale f. Çiçevë e Epërme-f.Çiçevë e Poshtme, komuna e Gradskos, nëpunësit policorë të SPB Veles, e privuan nga liria G.P. (42) nga Rosomani. I njëjti, rreth orës 01:50 duke drejtuar automjetin e pasagjerëve ,,Folksvagen Pasat’’ me targa të Kavadarit, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dolë nga rruga. Pas ndërmarrjes së masave u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 2.44 promilë alkool në gjak. Personi është mbajtur në stacionin policor - Veles dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".
 
Sot (28.08.2025) në orën 00:35 në rr. "Marshall Tito" në Demir Kapi, nëpunës policorë nga Stacioni i Policisë - Demir Kapi e privuan nga liria D.N. (44) nga Demir Kapia. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh "Pezho" me targa të Demir Kapisë, të cilin e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 2.31 promilë alkool në gjak, kështu që menjëherë është mënjanuar nga trafiku dhe është mbajtur në Stacionin Policor - Veles. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu