Nesër (e enjte, 28.08.2025),në Ohër, në vizitë zyrtare dyditore të Maqedonisë do të vijë ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Sllovenisë, Boshtjan Pokllukar, me delegacionin e ministrisë. Pas takimeve dypalëshe të ministrave Pançe Toshkovski dhe Boshtjan Pokllukar dhe delegacioneve maqedonase dhe sllovene, është planifikuar konferencë për shtyp për mediet, në orën 12:30, në tarracën e hotelit "Ineks Ollgica".
Ftojmë mediet të jenë të pranishme në lokacion deri në orën 12:00 për mundësinë e marrjes së inserteve.