Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në Tabanoc privohen nga liria dy shtetas të huaj, të cilëve iu gjetën një lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta

Në Tabanoc privohen nga liria dy shtetas të huaj, të cilëve iu gjetën një lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta
Me datë 25.08.2025, rreth orës 19:00, në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë i privuan nga liria O.J. (32) nga Hungaria dhe A.B. (37) nga Serbia. Gjatë verifikimit kufitar dhe kontrollit në automjetin "Tojota" me regjistrim kombëtar hungarez, të cilin e drejtonte O.J., ndërsa bashkudhëtarë ishin A.B. dhe një person tjetër nga Hungaria, në bagazhin personal të O.J. u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me lëndë pluhurore të bardhë, një shishe me lëndë pluhurore të bardhë dhe një kuti me 31 kapsula.
 
Ndërsa, në bagazhin personal të bashkudhëtarit A.B. u gjetën disa pako me lëndë pluhurore të bardhë dhe tableta.
Ata u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu