Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në 24 orët e fundit pesë shoferë janë privuar nga liria për "drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik"

Në 24 orët e fundit pesë shoferë janë privuar nga liria për "drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik"
Më 24.08.2025 në orën 17:58 në autostradën Shkup-Tetovë, në vendin e quajtur "Uji i Ftohtë", nëpunësit policorë të SPB Tetovë privuan nga liria A.J. (31) nga f. Leshnicë e Poshtme, komuna e Zhelinës. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se po drejtonte automjetin e pasagjerëve "Audi" me shpejtësi prej 184 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë.
 
Më 24.08.2025 në orën 16:22 në autostradën Shkup-Tetovë, në mbikalesën e Dobarit, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.A. (25) nga f. Studeniçan, rajoni i Shkupit. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se po drejtonte automjetin e pasagjerëve "BMV" me targa të Shkupit me një shpejtësi prej 192 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë.
 
Më 24.08.2025 në orën 15:45 në rrugën rajonale në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, në vendin e quajtur "Rostushko Ançe", nëpunësit policorë të SPB Dibër e privuan nga liria V.D. (48) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Shkoda" me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.90 promilë alkool në gjak, kështu që menjëherë u mënjanua nga trafiku.
 
Sot (25.08.2025) në orën 01:50 në Veles, nëpunësit policorë të SPB Veles e privuan nga liria D.V. (27) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve ,,BMV’’ me targa të Velesit, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.28 promilë alkool në gjak, kështu që menjëherë u mënjanua nga trafiku.
 
Më 24.08.2025 në orën 17:37 në rrugën Manastir-Vendkalimi kufitar Mexhitli, në afërsi të f. Kravari, rajoni i Manastirit, nëpunësit policorë nga SPB Manastir gjatë një kontrolli me radar në trafikun rrugor konstatuan se S.S. (22) nga f. Egër i Mesëm, rajoni i Manastirit, po drejtonte automjetin e pasagjerëve "Folksvagen Polo" me targa të Manastirit me shpejtësi prej 107 kilometrash në orë në vendbanim ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë. S.S. u mënjanua menjëherë nga trafiku.
 
Për ngjarjet u njoftuan prokurorët kompetentë publikë dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, kundër personave do të ngrihen akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu