Sot (27.08.2025) në orën 04:56 në NJPB Kavadar është pranuar informacion se në hyrjen e pasme të një kazinoje në rrugën "Nikolla Minçev" në Kavadar, disa persona kanë sulmuar fizikisht një person, i cili kishte rënë përdhe dhe të cilit i nevojitej ndihmë. Nëpunësit policorë të NJPB Kavadar shkuan në vendngjarje dhe konstatuan se bëhet fjalë për personin P.T. (43) nga Kavadari, tek i cili edhe përkundër ndihmës së dhënë, ekipi i Ndihmës Urgjente Mjekësore në orën 05:15 konstatoi vdekjen.
Për një kohë të shkurtër më pastaj, dhe për shkak të dyshimit për përfshirje në ngjarje, nga liria u privuan D.B. (26), M.Gj. (35) dhe D.S. (27), të gjithë nga Kavadari. Ata u dërguan dhe u ndaluan në stacion policor.
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike - Kavadar dhe nëpunësit policorë po bëjnë këqyrjen e vendngjarjes, të kamerave mbikëqyrëse të kazinosë dhe pas ndriçimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër kryerësve do të ngrihet kallëzim përkatës.