Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Policia e Shkupit mbrëmë konstatoi 128 kundërvajtje komunikacioni, 94 nga vozitësit e motoçikletave, u privua nga liria një person, u gjet kokainë

Policia e Shkupit mbrëmë konstatoi 128 kundërvajtje komunikacioni, 94 nga vozitësit e motoçikletave, u privua nga liria një person, u gjet kokainë
Gjatë mbrëmjes së kaluar (28/29.08.2025) në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 01:00, nga ana e Njësisë për sigurinë në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup u krye një aksion kontrollues i përforcuar bazuar në Aksionin operativ "Komunikacioni i sigurt". Në këtë rast gjatë kontrollit theksi u vu tek pjesëmarrësit në komunikacion që drejtojnë motoçikleta.
 
Gjatë kontrollit u ndërmorën masa kundër 128 pjesëmarrësve në komunikacion, nga të cilat 94 për vozitësit e motoçikletave, 16 sanksione për drejtimin e motoçikletës pa patentë shoferi, 46 masa për drejtimin e motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, 17 sanksione për drejtim pa provim të dhënë për njohuri të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, gjashtë masa për drejtimin e motoçikletës pa poseduar kategorinë përkatëse, pesë sanksione për skadimin e vlefshmërisë së lejes së qarkullimit, dy masa për moslejimin e këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë...
 
Gjatë kontrollit të komunikacionit bazuar në Aksionin operativ "Komunikacioni i sigurt", nëpunësit policorë e privuan nga liria D.L. për shkak se gjatë ushtrimit të kontrollit iu gjet kokainë. Janë sanksionuar edhe 10 vozitës për vozitje pa patentë shoferi të automjeteve të pasagjerëve dhe transportuese, ndërsa janë shqiptuar edhe dy masa për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe një sanksion për mosndalim në shenjën e dhënë STOP nga nëpunësit e uniformuar të policisë.
 
Aksionet kontrolluese në kuadër të aksionit operativ do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me intensitet të shtuar. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunkacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu